
Pamje nga vendi i ngjarjes
LUSHNJË- Një aksident i rëndë është regjistruar në by-passin e Lushnjës mbrëmjen e kësaj të marte. Raportohet se dy makina në tentativë për të parakaluar janë fërkuar me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra ka dalë jashtë rruge. Siç mund të shihet dhe në pamjet e siguruara nga ZËRI përplasja e “Audit” ka qenë e fortë me barrierat anësore. Barriera e ka përshkruar mjetin tej për tej. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Policia po heton shkaqet e aksidentit./ZËRI
Poll