Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe Policisë, shoqërohen disa qytetarë, kërkohet lirimi i rrugës

Gjatë aksionit të efektivëve, disa qytetarë janë shoqëruar, ndërsa në pamjet e regjistruara nga protesta shihen raste kur protestuesit tërhiqen zvarrë nga forcat e rendit, teksa policia avancon për të hapur rrugën.

M.K.
Përplasje mes protestuesve dhe Policisë, shoqërohen disa
foto nga protesta

TIRANË- Situata jashtë Kuvendit është tensionuar gjatë protestës, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë gjatë ndërhyrjes për lirimin e rrugës. Gjatë aksionit të efektivëve, disa qytetarë janë shoqëruar, ndërsa në pamjet e regjistruara nga protesta shihen raste kur protestuesit tërhiqen zvarrë nga forcat e rendit, teksa policia avancon për të hapur rrugën.

Efektivët u kanë bërë thirrje vazhdimisht protestuesve që të largohen nga rruga dhe të mos pengojnë lëvizjen. Në të njëjtën kohë, ata kanë paralajmëruar edhe masa më të ashpra, përfshirë arrestimin e personave që nuk do t'u bindeshin urdhrave për lirimin e hapësirës.

Përplasjet kanë ndodhur në një moment tensioni të shtuar jashtë godinës së Kuvendit, ku forcat e policisë vijojnë të jenë të angazhuara për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në zonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB