Aktualitet

Përplasi për vdekje studenten greke, dënohet mbi 16 vite burg shqiptari

Gjykata e Apelit e Selanikut ka dënuar mbi 16 vite burg shqiptarin, që përplasi për vdekje studenten greke.

D.XH
Përplasi për vdekje studenten greke, dënohet mbi 16 vite burg
Shqiptari i denuar dhe grekja e vrare nga aksidenti

SELANIK - Gjykata Penale e Apelit prej tre anëtarësh ka dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg 27-vjeçarin shqiptar, pasi përplasi për vdekje me makinë studenten greke Emmanuela, në rrugën Egnatia, në Selanik, në nëntor 2022.

Gjykata e shpalli fajtor 27-vjeçarin me origjinë shqiptare për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, shmagie të drejtësisë dhe drejtim të mjetit pa leje, duke mos njohur asnjë rrethanë lehtësuese. Më herët gjykata hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, për ndryshimin e akuzës, që ajo të mos ishte për vrasje. “Drejtësia të bëjë drejtësi”, thirri nëna e Emës pasi dëgjoi vendimin e gjykatës. “Sot është përvjetori i varrimit të Emmanuelës dhe sot është edhe vendimi i dënimit të njeriut që e vrau”, tha nëna e 21-vjeçares, pas dënimit të gjykatës për shoferin 27-vjeçar që i mori jetën të resë dhe e braktisi në rrugën Egnatia, në qendër të Selanikut, në nëntor 2022.

Edhe babai i studentes foli për mediet. “Vendimi sigurisht që nuk e kthen më në jetë vajzën tonë. Por ne mendojmë se gjykata ka gjykuar, vendosur dhe dënuar vrasësin e vajzës tonë dhe në të njëjtën kohë u dërgon një mesazh të gjithë të tjerëve që mendojnë se rruga është një pistë për të bërë garë”, deklaroi babai i 23-vjeçares./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB