Aktualitet

Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata lë në burg Antonio Frrokun

Mariglen Allka u përplas në vijat e bardha përpara Drejtorisë së Policisë.

E.K
Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata lë në burg Antonio
Pamje nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Antonio Frrokun, shoferin që disa ditë më parë përplasi tek vijat e bardha efektivin e Policisë Marglen Allka. Togat e zeza kanë vendosur "Arrest me burg pa afat", për të riun. Ky i fundit rezultoi i dehur në timon, në momentin e aksidentit. 

Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e 30 nëntorit. Mariglen Allka u përplas në vijat e bardha përpara Drejtorisë së Policisë. Efektivi sapo kishte lënë turnin dhe po ikte në shtëpi. Në pamjet e aksidentit shihet mometin kur Frroku vjen me shpejtësi të lartë. 

Efekti e sheh makinën, por koha nuk i premton që të largohet. Ai përfundoi në spital për shkak të dëmtimeve të marra në trup si pasojë e goditjes së fortë./ZËRI

Poll

MOS HUMB