Aktualitet

Përndoqi dhe pagoi njerëz që të rrihnin ish-të dashurën, arrestohet 30-vjeçari Martinaj në Kurbin

Nuk pranoi dot ndarjen, i riu nga Kurbini përndjek dhe i djeg makinën ish-të dashurës në Itali. Paguan njerëz që të rrihnin të renë, dhe partnerin e saj

E.K
Përndoqi dhe pagoi njerëz që të rrihnin ish-të
Donald Martinaj

KURBIN- 30-vjeçari Donald Martinaj është vënë në prangat e policisë në Kurbin, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, për 3 vepra penale kundër jetës së personit dhe pronës. Gjykata e Riminit në Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar Martinajt, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.


NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 7”.

I akuzuar nga Gjykata e Riminit, për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës, kapet në Laç dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, 30-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 7”, kapi në Laç dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar D. M., 30 vjeç, i lindur në fshatin Gurëz, Kurbin.

Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB