Aktualitet

Përkrahte Shtetin Islamik, arrestohet shqiptari në SHBA, edhe i vëllai i dënuar për terrorizëm

Sipas akuzës, në vitet 2019 dhe 2020, ai postonte në mënyrë të rregullt në mediat sociale mesazhe dhe video në mbështetje të Shtetit Islamik

I.F
Përkrahte Shtetin Islamik, arrestohet shqiptari në SHBA, edhe i
Foto ilustruese

UASHINGTON- Një shqiptar është arrestuar në Neë York në SHBA pasi akuzohet se mbështeste organizatën terroriste Shteti Islamik. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Erald Alimehmeti, i cili akuzohet se është përpjekur të rekruetojë dhë trajnojë individë që ai besonte se kishin pikëpamje të ngjashme me të dhe vazhdimisht ka shpërndarë një numër udhëzimesh mbi prodhimin e eksplozivëve për përdorim në sulme terroriste.

Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, përmes një deklarate shprehet se Erald Alimehmet, me shtetësi amerikane dhe shqiptare, ka banuar në Bronx dhe në 2014 ishte zhvendosur në Shqipëri. Ai është arrestuar dhe burgosur dy herë nga autoritet shqiptare, duke vuajtur dënime me burg në vitet 2015-2019 dhe 2020-2022 për armëmbajtje dhe sulm fizik ndaj personave të tjerë.

Sipas akuzës, në vitet 2019 dhe 2020, ai postonte në mënyrë të rregullt në mediat sociale mesazhe dhe video në mbështetje të Shtetit Islamik, duke përfshirë mesazhe lavdëruese për disa figura udhëheqëse të këtij grupi. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë gjithashtu përmendet postimi i një video në mediat sociale, ku ai thotë: Shteti Islamik në Afrikë po vret kryqtarët, forcat speciale franceze dhe ato amerikane.

Ndaj Alimehmetit janë ngritur dy akuza, njëra për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg dhe tjetra për shpërndarje informacioni në lidhje me eksplozivët, mjetet shkatërruese dhe armët e shkatërrimit në masë, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg.

Po ashtu edhe vëllai i tij është dënuar për terrorizëm. Ai është vëllai i Sajmir Alihmemetit terorristit shqiptar të arrestuar nga FBI në USA dhe dënuar në Amerikë. Ai u arrestua në vitin 2016 dhe është dënuar me 22 vite burg. Sajmir Alimehmeti, përshkruhet në dokumentet e gjykatës së distriktit të Manhatanit si një mbështetës i ISIS prej vitit 2014. Gjykata Federale e Qarkut Manhattan e dënoi Sajmir Alimehmetin me 22 vjet burg në vitin 2019, pasi u deklarua fajtor për akuza bashkëpunim me Grupe terroriste. /ZËRI

Poll

MOS HUMB