Aktualitet

Përfshihen nga flakët 5 banesa në Burrel, Policia jep DETAJE

Shkak për përhapjen e shpejtë është bërë fakti se banesat kishin çati të përbashkët.

E.K

Përfshihen nga flakët 5 banesa në Burrel, Policia jep DETAJE

BURREL- Pesë shtëpi janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në Burrel. Raportohet se fillimisht flakët kanë përfshirë banesën e Sokol Skilës, por më pas janë përhapur me shpejtësi tek banesat e tjera. Shkak për përhapjen e shpejtë është bërë fakti se banesat kishin çati të përbashkët. Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar, pasi janë evakuuar në kohë, ndërsa flakët janë shuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.


NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/Informacion paraprak. Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S. Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.  Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB