Aktualitet

DW sjell rrëfimet e mjekëve dhe infermerëve që ikin drejt Gjermanisë

Në Tiranë, 22-vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t'u përgatitur për jetën e saj të re.

k.m.
DW sjell rrëfimet e mjekëve dhe infermerëve që ikin drejt
Pamje nga dokumentari

BERLIN- Gjermania ka shumë pak punonjës të kujdesit shëndetësor dhe po përpiqet të mbyllë boshllëqet me nxitjet e rekrutimit në vendet më të varfra si Shqipëria. Si rezultat, shumë të rinj dhe të trajnuar mirë po i bëjnë paketat dhe po largohen nga vendi. Në Shqipëri është përhapur fjala se sektori gjerman i shëndetësisë dhe kujdesit ka mungesë, ndaj edhe shumë punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor kanë vendosur të largohen për në Gjermani. Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri nuk ikin. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. 

"Nëse do kisha makinë do ishte më mirë për mua dhe pacientët e mi. Do shkoja dhe më shpejt, do ishte më mirë për të gjithë ne. Jam shumë me fat që të qëndroj. Më pëlqen shumë natyra dhe malet. Uji, natyra, jam shumë i lumtur këtu,"-thotë Kastrioti, i cili nuk ka mundësi që të blejë një makinë për ta përdorur për zonat malore, ku punon.

Ndërsa kryefamiljarja ku shkoi për të shërbyer shkoi: Është shumë e vështirë se qëndra më e afërt është një orë larg. Jemi të lumtur që na vjen Kastrioti. Na ndihmon shumë, aq sa ka mundësitë e vetë.

Në Tiranë, 22-vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t'u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po i paguan tarifat e kursit.

"Do bëj një praktikë, një rast. Edhe kjo është fazë paraprake për testin në Gjermani,"-tha ajo dhe nisi të kryente praktikën.

Emigracioni është normal këtu, të gjithë duan të ikin!

- Dua shumë që të ikim, ne nuk e kemi nisur ende jetën këtu kështu që do të ishte më mirë që ta nisnim të ardhmen tonë diku tjetër ku na ofrohet shumë.

-Paraja është një gjë, por edhe kualiteti i jetës. Këtu nuk kemi siguri që nuk e gjejmë. PSh. nëse duam që të krijojmë një familje.

- Na vjen pak keq për prindërit, kjo është problem për mua. Të gjithë të rinjtë duan të ikin. Duhet të ndodhë diçka e jashtëzakonshme që ne të vazhdojmë dhe të rrimë.

Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore. Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë./ZËRI

Poll

MOS HUMB