Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, detajet

Raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.

E.K
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, detajet
Foto ilustruese

ELBASAN- Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Kuqan. Raportohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB