Aktualitet

EMRI/ E zë poshtë pllaka e betonit, vdes shqiptari në Itali

Siç raportojnë mediat italiane pllaka po transportohej me vinç, por në një moment u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë.

E.K
EMRI/ E zë poshtë pllaka e betonit, vdes shqiptari në Itali
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Edison Malaj, 54 vjeç ka humbur tragjikisht jetën në Itali pasi një pllakë betonI e ka zënë poshtë në vendin e punës. Raportohet se shqiptari ka humbur jetën pasditen e 16 shkurtit, teksa ishte në orarin e punës. Ngjarja e rëndë është regjistruar në në Franscineto.

Siç raportojnë mediat italiane pllaka po transportohej me vinç, por në një moment u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë. Hetimet vijojnë./ZËRI

Poll

MOS HUMB