Aktualitet

Përfshihet nga flakët ish-uzina e përpunimit të naftës në Mallakastër, evakuohen 3 banesa

Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë vaji ulliri, por që zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri.

F.I
Përfshihet nga flakët ish-uzina e përpunimit të naftës
PAMJE NGA VENDNGJARJA

MALLAKASTËR-Një magazinë e vjetër e braktisur me mjete kartosera e solar është përfshirë nga flakët në fshatin Lavdan të Mallakastrës. Mësohet se në magazinë ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari dhe kartosera. 

Veç mjeteve zjarrfikës të bashkisë Mallakastër ka shkuar një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve. Ndërkohë janë evakuuar tre banesa që ndodhen pranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në fshatin Lavdan, Ballsh, në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr. Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB