
POGRADEC-Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Udënisht. Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte në njërin nga mjetet.
Njëri prej tyre po dërgohet me helikopter drejt Tiranës. Për shkak të lëndimeve të rënda, është duke u transportuar me helikopter në Tiranë për trajtim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:50, në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip "Toyota" me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip "Hyndai" me drejtues shtetasin D. R. Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia, moti i keq në rrugë./ZËRI