Aktualitet

Zjarri bën shkrumb e hi fermën në Patos/ Digjen 10 krerë bagëti, 7 milionë lekë dëme materiale

Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve në objektet përreth, në operacion u angazhuan edhe forcat zjarrfikëse të Fierit.

M.K.
Zjarri bën shkrumb e hi fermën në Patos/ Digjen 10 krerë
foto nga vendi i ngjarjes

FIER/PATOS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të marte një fermë blegtorale në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë. Fermerët, me ndihmën e banorëve të zonës, u përpoqën të nxirrnin kafshët nga stalla, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse të Patosit.

Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve në objektet përreth, në operacion u angazhuan edhe forcat zjarrfikëse të Fierit. Pas disa orësh ndërhyrjeje, ekipet arritën të izolonin dhe të shuanin zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Bilanci paraprak është i rëndë. Më shumë se 10 krerë bagëti kanë ngordhur, ndërsa është djegur një sasi e mëdha ushqimore për kafshët. Gjithashtu janë dëmtuar një makineri bujqësore dhe një pjesë e stallës së fermës. Dëmet materiale vlerësohen  rreth 7 milionë lekë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB