Aktualitet

Pasaporta false, botoks dhe fillera kontrabandë...Operacion në Rinas, arrestohen 6 kinezë dhe 1 bjelloruse

Gjatë një operacioni të Policisë Kufitare të Rinasit u arrestuan 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia.

zh.ll
Pasaporta false, botoks dhe fillera kontrabandë...Operacion në Rinas,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm dhe kontrabandës në pikën kufitare të Aeroportit të Rinasit është goditur nga policia, teksa kanë rënë në pranga 7 shtetas të huaj. Gjatë një operacioni të Policisë Kufitare të Rinasit u arrestuan 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit kinezë kanë paraqitur dokumente të falsifikuara, pasaporta të Hong Kongut, të cilat u verifikuan dhe rezultuan false pas ekzaminimit në laborator. Ndërkohë, 45-vjeçarja me shtetësi bjelloruse është kapur teksa kontrabandonte botoks dhe fillera. Në total, janë sekuestruar 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë.

Njoftimi:

Kontrollet e imtësishme në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë rezultuan me goditjen e 6 rasteve të tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit dhe 1 rast të kontrabandës.

Vihen në pranga 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia.

Sekuestrohen 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 6 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”, shtetasit M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. ë., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, ë. Zh., 38 vjeç dhe shtetasja G. H., 43 vjeçe, të gjithë shtetas kinezë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara.
Nga ekzaminimi në laborator, pasaportat rezultuan të falsifikuara.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje, shtetasja A. ë., 45 vjeçe, me shtetësi bjelloruse, e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë, në intervistimin nga punonjësi i Policisë ka qenë dyshuese për qëllimin e udhëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka kaluar për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shtetases A. ë. iu gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash për qëllime estetike (botox dhe fillera), për të cilat kërkohen kushte të veçanta për transport, si dhe licencë e posaçme posedimi dhe përdorimi, të cilat kjo shtetase nuk i dispononte.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetases A. ë., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB