Aktualitet

Pas saj fshihet Shkëlzen Berisha? SPAK nis hetimet për “Malin e Tiranës”: Pastrim parash dhe shpërdorim detyre

Për kullën në fjalë, rreth 60 kate mbi tokë, nuk pati asnjë denoncim nga opozita, gjatë dhënies së lejes, me vendim të kryeministrit Edi Rama

E.K
Pas saj fshihet Shkëlzen Berisha? SPAK nis hetimet për “Malin e
klodiana lala dhe kulla qe pritet te ndertohet

TIRANË- Kulla ‘Mali i Tiranës’, e cila ka marrë leje për t’u ndërtuar pak muaj më parë, është duke u hetuar në mënyrë intesive nga Prokuroria e Posaçme. Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e djeshme nga gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se SPAK po heton në dy drejtime, në njërën anë për pastrim parash, dhe në anën tjetër për shpërdorim detyre. Për kullën në fjalë pati debate të ashpra në vend, pasi analistë të ndryshëm hodhën dyshime se pas saj qëndron Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit përmes një bizmesmeni.

"SPAK po heton intensivisht për kullën "Mali i Tiranës". Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit", tha Lala. 

Vetë Shkëlzen Berisha do ta mohonte përfshirjen asokohe, duke thënë se ai sfidonte kryeministrin Edi Rama që të revokonte lejen e dhënë për këtë kullë, e cila pritet që të ndërtohet në qendër të Tiranës.

“Sidoqofte per t’i dhene nje pergjigje kujtdo qe ka ngelur ne grepin e shpifjes se radhes po i bej nje sfide publike Edi Rames qe te revokoje lejen e ndertimit, ose te pranoje ne heshtje se pas saj njelloj si per qindra leje te tjera jane pazaret qe ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si per vjedhjen e inceneratoreve!

Sigurisht qe ai nuk do beje asgje, pasi ne thelb gjithe zhurma e shpifjes nuk ka per qellim prishjen e pazareve te Rames, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratoreve per te cilin ai dhe Veliaj ne ndryshim nga skandali i Kulles, rrezikojne burgun! Sidoqofte sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!”, shprehej Shkëlzen Berisha në momentin e denoncimit të lidhjeve të tij me biznesmenin që ka fituar lejen Ilir Shtufi.

Kulla në fjalë nuk është denoncuar asnjëherë nga opozita, të cilën e kemi parë shpesh që të reagojë për çështje të tjera. /ZËRI

Poll

MOS HUMB