Aktualitet

Pas më shumë se 24 orësh kërkime, gjendet i pajetë minatori 40-vjeçar në Bulqizë

40-vjeçari kishte mbetur i bllokuar një ditë më parë, pasi ra në një furnelë gjatë punës dhe u mbulua nga një masiv kromi.

M.K.
Pas më shumë se 24 orësh kërkime, gjendet i pajetë
FOTO ILUSTRUESE

BULQIZË- Ka përfunduar në mënyrë tragjike operacioni i kërkim-shpëtimit në minierën e Tërnovës, në Bulqizë, ku është nxjerrë nga thellësia e galerisë trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri.

40-vjeçari kishte mbetur i bllokuar një ditë më parë, pasi ra në një furnelë gjatë punës dhe u mbulua nga një masiv kromi. Prej orësh, ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë dhe strukturat përkatëse, punuan në kushte të vështira për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha rregullat e sigurisë teknike në minierë.

Ngjarja ndodhi të shtunën, kur 40-vjeçari, me detyrë brigadier në një subjet privat dyshohet se ra në një furnelë brenda galerisë dhe u mbulua nga një masiv minerali. Që prej atij momenti, ekipet e emergjencës dhe specialistët e minierës po punojnë në kushte tepër të vështira për të bërë të mundur lokalizimin dhe nxjerrjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB