Aktualitet

'Partizani'! Dëshmon sot në GJKKO ish-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

Përveç tij, janë thirrur edhe Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare.

F.I
'Partizani'! Dëshmon sot në GJKKO ish-Ministri i Mbrojtjes,
Gazmend Oketa

TIRANË-Gazmend Oketa, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri në qeverinë e kryedemokratit Sali Berisha është paraqitur sot në GJKKO, si dëshmitar për aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani". Përveç tij, janë thirrur edhe Elvira Lame, Paro Laçi dhe Isa Tare. Ky i fundit duhej të dëshmonte në seancën e 22 qershorit, por tha se ndodhej jashtë shtetit.

Në një fragment në dosjen hetimore të SPAK siguruar nga ZËRI, i pyetur gjatë hetimit nëse kishte dijeni se objektet e klubit të futbollit Partizani, shfrytëzoheshin nga ndonjë subjekt privat Gazmend Oketa, deklaronte: Kam qenë në dijeni që shfrytëzoheshin nga Klubi i Futbollit Partizani por nuk e di se në çfarë mënyre ishte vendosur kjo marrëdhënie me terrenet dhe objektet që ishin në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll

MOS HUMB