
TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Edhe sot, vendi ynë do të jetë nën 'pushtetin' e reshjeve të shiut, mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet me intensive priten në Shkodër, Kukës dhe në Lezhë; ndërsa në Veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
HARTA LIVE:
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 15 °C; në vendet e ulëta: 7 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: 1 / 10 °C. Sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./ZËRI