
PEQIN- Arben Lleshi u vra dhe Indrit Shaqja u plagos brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Ishte Sokol Mjaçaj personi që me një armë zjarri, tip "Luger 38" i mori jetën të riut duke shënuar një precedent të ri në burgjet shqiptare që po i përngjasin gjithmonë e më shumë atyre në Ekuador.
ZËRI ka shkuar vetë pranë burgut të Peqinit, atje ku jeta duket se vazhdonte si normalisht për të burgosurit të tjerë.
Siç duket edhe nga pamjet me dron të kapura nga operatori i ZËRI, të burgosurit kishin dalë në ambientet e ajrimit dhe bënin xhiron e tyre të zakonshme jashtë 4 mureve të qelisë. Të ndarë nga 4 veta në secilin krah të fushës së ajrimit, dukeshin të qetë, ndërsa gardianët e gatishmëri. 2 prej tyre ishin të vendosur pranë derës kryesore të hyrjes së burgut.
Me armë në duar, kontrollonin perimetrin e caktuar për ta, duke vëzhguar nga larg edhe gazetarin e operatorin e ZËRI-t. Megjithatë nuk bënë asnjë lëvizje, mesa duket ishin të mësuar nga vëmendja e mediave që kishin marrë përgjatë ditëve të fundit./ZËRI