Aktualitet

Pamjet kur Policia dhe RENEA i rrethojnë banesën, momenti i arrestimit të Astrit Avdylajt

Avdylaj ishte shpallur në kërkim nga SPAK, si i dyshuar për disa prej atentateve të dështuara ndaj Durim Bamit

E.K
Pamjet kur Policia dhe RENEA i rrethojnë banesën, momenti i arrestimit
Momenti i arrestimit

SHIJAK- Kanë dalë pamjet e arrestimit nga Policia në banesë të Astrit Avdylajt, i cilësuar edhe si kreu i bandës së Shijakut. 

Avdylaj u vu në pranga në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrolleve iu gjet dhe një armë pa leje. Në lidhje me operacionin e policisë ka reaguar dhe ministri i brendshëm Taulant Balla.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA, për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla në reagimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni "Revanshi" vijon./ZËRI 

Poll

MOS HUMB