Aktualitet

Aksident i frikshëm në Fier-Patos, makina kthehet përmbys pas përplasjes, disa të plagosur

Disa persona, që udhëtonin me mjetin Ford i cili u përmbys në rrugë, kanë mbetur të plagosur

E.K
Aksident i frikshëm në Fier-Patos, makina kthehet përmbys pas
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Fier-Patos në vendin e quajtur Grizë.

Dy automjete, një“Audi Q5” dhe një “Ford”,  janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe të lënduar të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe ekspertë të cilët po punojnë për zbardhjen e  shkaqeve  të këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë e mjeteve.

Poll

MOS HUMB