
KËLCYRË- Një tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë, humbën jetën 8 persona, 7 prej të cilëve dyshohet se janë emigrantë nga vendet e treta. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kuqar, kur një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa.
Si pasojë e përplasjes, por edhe lartësisë nga e cila ra, makina ka përfunduar totalisht e shkatërruar, ndërsa ka qenë e vështirë nxjerrja e trupave të pajetë. Dyshohet se automjeti është marrë me qira nga shoferi nga Shkodra, ndërsa priten të tjera verifikime nga ana e policisë.
/ZËRI