
MAL I ZI- Pamjet e rënda që po shikoni janë filmuar nga tre të rinjtë shqiptarë që u dhunuan nga një grupeprej 6-7 personash me kombësi serbe në Malin e Zi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit.
Siç shihet edhe nga pamjet, të rinjtë kanë sy të nxirë, dëme tëm ëdha në kokë e fytyrë, por nuk mungojnë as mavijosjet në trup. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip.


Të tre shqiptarët janë paraqitur në Policinë lokale, në Herceg Novi, ku fillimisht janë trajtuar nga ana e mjekut ligjor, i cili ka konstatuar dëmtime të shkaktuara nga goditjet fizike. Nga ana e Policisë malazeze iu është kërkuar shtetasve shqiptarë që të bënin kallëzim për ngjarjen, por fillimisht ata nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim. Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi iu ka vënë në dispozicion avokat, shtetasve shqiptarë.
Homologët malazezë i kanë siguruar drejtuesit e Policisë së Shtetit, se të tre shtetasve shqiptarë iu është ofruar ndihma dhe asistenca e nevojshme dhe se Policia po kryen hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për të cilën, deri tani, janë shoqëruar disa shtetas.
VIDEO E SHQIPTARËVE TË DHUNUAR: