Aktualitet

VD- Sherr masiv në lokalin e natës në Palasë, një burrë shembet në tokë, dy në kërkim nga policia (EMRAT)

Një 42-vjeçar dhunohet nga një grup të ‘fortësh’, dhe shihet duke rënë në tokë pa ndenja. Dikush dëgjohet t’i kërkojë kamarierit ujë, dhe ky i fundit e sjell ujin me duar

E.K
VD- Sherr masiv në lokalin e natës në Palasë, një
Pamjet e sherrit

VLORË- Një sherr masiv ka ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në zonën e Palasës. Siç shihet dhe në një video të siguruar nga ZËRI, disa persona konfliktohen mes tyre, ndërsa një burrë shihet duke u shembur në tokë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy persona.

Personat e shpallur në kërkim janë një 28-vjeçar nga Tirana, Xhoni Spaho, dhe një 49-vjeçar nga Durrësi, Genti Baleci, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e tyre. Policia nuk bën me dije gjendjen e personit që ka mbetur i plagosur si pasojë e sherrit, ndërkohë që thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në konflikt.


NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB