Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Pellgu i gjakut jashtë lokalit, atentati me 3 viktima në Memaliaj ndodhi pranë godinës së bashkisë

Autorët kanë qëlluar me breshëri arme, ndërsa përveç Shyqyri Kalemit që ishte objektiv i atentatit, plumbat i morën jetën dhe kamarierit dhe një klienti në lokal

E.K
PAMJE TË RËNDA/ Pellgu i gjakut jashtë lokalit, atentati me 3
Pamje nga vendi i ngjarjes

MEMALIAJ- Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga atentati me 3 viktima që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Lokali ku ka ndodhur ngjarja është shumë pranë godinës së bashkisë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të biznesit janë prezente ende gjurmët e gjakut. Shyqyri Kalemaj, i cili ishte edhe objektiv i atentatit ka qenë i ulur jashtë lokalit, së bashku me vëllanë e tij Arturin, që gjithashtu mbeti i plagosur. Viktima fatkeqësisht mbetën dhe kamarieri dhe një klient tjetër në lokal. Ata janë Marsel Çela dhe Gledio Muka. Policia ka mbledhur pamjet e kamerave sigurisë, edhe në godinën e Bashkisë, në mënyrë që të vijojë puna për identifikimin e autorëve.

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi vetëm pak pas mesnate, Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Në këtë zonë janë fokusuar dhe kërkimet e policisë për kapjen e tyre.

Paaraprakisht në ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, të cilët janë njoftuar për praninë e Shyqyri dhe Artur Kalemit, në lokal, në momentin e atentatit.

Viktima, Shyqyri Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëriRit të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022. 

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt. 

Vetë Andrea Kalemi në harkun kohor të një viti i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë. 

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB