
MEMALIAJ- Një krim i rëndë tronditi mbrëmë pas mesnate Memaliajn, ku mbetën të vrarë në një lokal 3 persona, ndërkohë që një tjetër ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Viktimat janë identifikuar nga policia, të cilër janë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea (Tiku Kalemit). Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.
Dy viktimat e tjerë, Marsel Çela dhe Gledio Muka, janë kamarier dhe klientë në lokal. I plagosuri Artur Kalemi është xhaxhai i Andrea (Tiku Kalemit). Policia e Gjirokastrës në një njoftim të orëve të vona informoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur.
Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër./ZËRI