Video

VIDEO/ Momenti kur vritet polici Afrim Bunjaku

Grupi terrorist serb u stërvit në Serbi dhe më pas 'zbriti' në Banjskë të Zveçanit

D.XH
VIDEO/ Momenti kur vritet polici Afrim Bunjaku
Afrim Bunjaku

PRISHTINË –  Në këtë video shihet momenti, ku grupi terrorist serb vret policin shqiptar Afrim Bunjaku. Pamjet janë bërë publike nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Terroristët serbë rezulton se janë stërvitur në një pronë të Radoiçiç në Serbi.

Pas stërvitjeve, terroristët kanë ardhur në Banjskë të Zveçanit, ku kanë nisur sulmin e armatosur.

Vrasja e policit Afrim Bunjaku ka ndodhur me demontim të minës, antikëmbësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe bateri elektrike, që janë përdorur nga grupi terrorist.

Çfarë ndodhi më 24 shtator në veriun e Kosovës?

Të dielën më 24 shtator, një polic i Kosovës u vra dhe dy efektivë janë plagosur, ndërsa së paku tre terroristë serbë janë ekzekutuar në Banjskë të Zveçanit.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në pritë nga grupi i armatosur. Më pas, grupi terrorist u vendos për orë të tëra në Manastirin e Banjskës, nga ku ata kanë qëlluar me armë zjarri mbi Policinë e Kosovës.

Tre terroristë, nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë, disa u arrestuan dhe një sasi e madhe armësh u sekuestrua./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB