
INDI – Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një autobusi që rrokulliset dhe bie në një lumë. Ngjarja ka ndodhur në Indi.
Brenda mjetit ishin 25 pasagjerë, që për momentin mbetën të ngujuar. Më pas erdhën ekipet e shpëtimit dhe fatmirësisht arritën që të nxjerrin të gjallë të gjithë personat që ishin në autobus.
Një kamera që ishte në një mjet pas autobusit, ka kapur edhe momentin e aksidentit. Shoferi ka prerë timonin më shumë nga se duhej në një kthesë, duke bërë që mjeti të ‘anojë’ nga ana e lumit.
Autobusi mësohet se ka rënë në lumin Madhya Pradhes. Kalimtarë të shumtë kanë ndihmuar pasagjerët, që ata të dalin shëndoshë e mirë nga automjeti.
Nga të gjithë pasagjerët, vetëm 5 prej tyre dhe shoferi morën disa lëndime të lehta./Zëri.ai/