Aktualitet

Pallati 4 kate mbi lejen, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të kreut të Kadastrës Lezhë dhe përgjegjësit të Legalizimeve

Vendimi u mor nga gjyqtari Astrit Kalaja i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy zyrtarët e Agjencisë së Kadastrës. 

a.l
Pallati 4 kate mbi lejen, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra
Gentian Malotaj

LEZHË-  Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre”.

Vendimi u mor nga gjyqtari Astrit Kalaja i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy zyrtarët e Agjencisë së Kadastrës. 

Pse po hetohen dy zyrtarët?

Të dy zyrtarët mësohet se janë vënë nën hetim pas legalizimit të një pallati që kishte shkelur lejen e ndërtimit. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkesë që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Sipas prokurorisë dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin./ ZËRI

Poll

MOS HUMB