
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar këtë të enjte me 2 vjet burg avokatin Alban Bengasi. Ky i fundit u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Bengasi akuzohet nga Struktura e Posaçme (SPAK), se ka paguar Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij. Me gjykim të shkurtuar Bengasi u dënua përfundimisht me 1.4 vjet burg. SPAK kërkoi që Alban Bengasi të dënohet me 4.4 vjet burg.
Në hetimet e SPAK thuhet se pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, I bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.
I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.
Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes./ZËRI