
TIRANË- Zbardhen emrat e personave që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë në Tiranë, ku ranë në pranga 19 shtetas, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Personat e arrestuar janë:
Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi.
Pjesë e grupit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike është edhe një 52-vjeçar i arrestuar për vrasje.
“Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe Armando Xhelaidini alias Armando Tarushllari alias Jetnor Cinellari 52 vjeç banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek”, tha drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.
Këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
➢ 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
➢ qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis;
➢ 12 celularë;
➢ 5 automjete;
➢ shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.