Aktualitet

Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit, vetëm njëri prej tyre lihet i lirë

Mësohet se masa e sigurisë "arrest me burg" është lënë në fuqi për 17 persona, për 8 të tjerë është caktuar masa "arrest shtëpie".

zh.ll
Operacioni antidrogë në Elbasan/ Gjykata jep masat e sigurisë
elbasan

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për 27 nga 30 personat e arrestuar në Elbasan pas operacionit të zhvilluar tre ditë më parë kundër shitjes së lëndëve narkotike. Mësohet se masa e sigurisë "arrest me burg" është lënë në fuqi për 17 persona, për 8 të tjerë është caktuar masa "arrest shtëpie". Një masë më e butë "detyrim paraqitje", është caktuar për 4 të tjerë pasi nuk është konstatuar rrezikshmëri e lartë sociale, ndërsa 1 person është lënë i lirë, pasi gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e tij. Siç u bë me dije më herët, personat e ndaluar nuk janë eksponentë të njohur të botës së krimit. Sipas hetimeve, të ndaluarit rezultojnë të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.

Masat arrest në burg: Mariglen Qosja 38 vjeç, Arjan Bica 42 vjeç, Marcelino Brahja 24 vjeç, Stivjo Bardhi 38 vjeç, Domeniko Elezi 38 vjeç, Gentian Tartari 37 vjeç, Pjerin Qereshniku 50 vjeç, Aizberg (Alket) Bitri 52 vjeç, Erist Skilja 48 vjeç, Mikel Bezhani 45 vjeç, Ilir Bahidi 41 vjeç, Panter Tafani 30 vjeç, Kevi Kanani 30 vjeç, Klodian Hakballa 34 vjeç, Arben Kasa 50 vjeç, Arjan Topalli 31 vjeç.

Masat arrest në shtëpi: Shyqyri Bica 56 vjeç, Shkelzen Shkrepi 46 vjeç, Filip Thoma 34 vjeç, Hysen Grami 64 vjeç, Bardhyl Grami 64 vjeç, Franc Ruçi 24 vjeç, Klajdi Çota 24 vjeç.

Masat detyrim paraqitje: Leonard Xhaferri 50 vjeç, Jokli Anastasi 32 vjeç, Vilson Dyrmyshi 36 vjeç, Neritan Duzha 43 vjeç.

Njoftimi:

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “First Day” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësimin të ligjshëm të arrestimit/ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit’’.
Sot më datë 11.09.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në përfundim të gjykimit, vendosi:
1. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit Sh.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.Sh., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

2. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.Th., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.Th., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

3. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:39 i shtetasit M.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.Q., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.Q. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

4. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit A.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

5. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit M.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

6. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:15 i shtetasit S.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit S.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit S.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

7. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit D.E., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit D.E., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit D.E. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

8. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:20 i shtetasit H.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim H.G., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

9. Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit G.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit G.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

– Urdhërohet izolimi i shtetasit G.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

10. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:37 i shtetasit P.Q., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit P.Q. të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit P.Q në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

11. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:00 i shtetasit Sh.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sh.B, i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.

12. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:15 i shtetasit A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

13. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:30 i shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit E.S., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit E.S. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

14. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit B.G. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim B.G. i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

15. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:45 i shtetasit F.R., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.

– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim F.R., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}

16. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:15 i shtetasit M.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit M.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit M.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

17. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 09:20 i shtetasit I.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit I.B., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit I.B. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

18. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 07:30 i shtetasit K.Ç., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim K.Ç., i cili është i detyruar të qëndrojë në banesën e tij në {…}.

19. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:00 i shtetasit P.T., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit P.T., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit P.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

20. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit K.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit K.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

21. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit K.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit K.H., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit K.H. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

22. – Ndalimi i datës 08.09.2025, ora 08:30 i shtetasit A.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Caktimin ndaj shtetasit A.K., të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.K. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

23. – Arrestimi në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 14:00 i shtetasit L.Xh., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal, nuk vleftësohet i kryer në mënyrë të ligjshme.
– Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për caktimin ndaj shtetasit L.Xh. të masave të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i shtetasit L.Xh. nëse ndaj tij nuk zbatohet ndonjë masë tjetër sigurimi “Arresti në burg” apo ekzekutim vendimi dënimi.

24. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 12:45 të shtetasit J.A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit J.A. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 11:00.

25. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 09.00 të shtetasit V.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit V.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, një herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë, ora 11:30.

26. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 11:00 të shtetasit N.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit N.D. të masës së sigurimi personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe detyrimin e tij për t’u paraqitur tek oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dy herë në muaj, ditën e hënë të javës së dytë dhe të katërt të cdo muaji, ora 12:00.

27. – Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë në datën 08.09.2025, ora 13:40 të shtetasit A.T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregëtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar përkatësisht nga nenet 178, 179, 283/1, 278/4 të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit A.T, të masës së sigurimit personal “Arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
– Urdhërohet izolimi i shtetasit A.T. në ambientet e paraburgimit pranë një Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, për të qënë në dispozicion te organit procedues.

Megaoperacioni që kishte si objektiv goditjen e një rrjeti të gjerë të shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike,  zhvillua në fillim të kësaj jave në disa qytete të qarkut, përfshirë Elbasanin, Peqinin, Librazhdin, Gramshin e Prrenjasin. Shtatë nga personat e ndaluar janë Mariglen Qosja, Bardhyl Grami, Eris Skilja, Mikel Dezhani, Shyqyri Bica, Arjan Bica dhe Klodian Hakballa. Gjatë operacionit 30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person është vendosur në hetim. Mësohet se gjykata lëshoi në total 39 masa sigurie, 30 prej të cilave janë ekzekutuar. 

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë./ZËRI

Poll

MOS HUMB