
TIRANË- Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupa e së cilës vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie". Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga ZËRI, oficerët e Policisë futen në pallatin e tij për t'i komunikuar masën. Megjithatë pasi të dalin ende nuk dihet nëse do të mbajnë një fjalë të shkurtër për gazetarët.
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurtisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI