Aktualitet

‘O lal ku ta gjej një vizë’, taksisti siguron kokainë për klientin: Ma lër një 5-çe të mos bie në sy te pronari

Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera.

E.K
‘O lal ku ta gjej një vizë’, taksisti siguron kokainë
Pamje nga dokumentari

TIRANË- Netët e Tiranës janë të gjata e të ftohta në dimër, por jo në rrugët e ndezura me kokainë, femra e alkool. Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera.

BISEDA ME SMART TAXI, DITA E PARË

ZËRI: O lal a je lodh?

Taksisti: Hajd mor vari k.

ZËRI: O lal ku të gjej një vizë?

Taksisti: Tani nuk e di, se ai që njoh unë e mbyll në 10:30

ZËRI: Po ndonjë numër?

Taksisti: Më jep numrin tënd ti e të vij unë më vonë, aty ku je ti?

(Shkëmbejnë numrat)

Taksisti: Të marr unë për një orë.

(Taksisti njofton të infiltruarin që drogën do ia japë të nesërmen)

Taksisti: Natën shpirto, na 7 mijë lekshin.

Taksisti: Të marr për 1 orë, gjys do?

ZËRI: Mos më harro.

Taksisti: Jo jo, e di unë 35 bën.

Pasi e ka konfirmuar në telefon, të nesërmen taksisti i Smart njofton se ka gjetur drogën dhe është gati për të bërë shkëmbimin.

BISEDA ME SMART TAXI, DITA E 2

TAKSISTI: 35 bënte ajo shpirti

ZËRI: Dëgjo lali.

Taksisti: Ke këtu, ke.

ZËRI: Unë kam heq 40 mënjanë. Të lë 5 vëllai jot

Taksisti: Po zemra, t’ja fus 5 taksisë, të mos bie në sy, se i thashë kam klient te komuna. Pronari është çun i ri.

Taksisti: Merre këtë shpirti, ke këtu, ke njëçik.

ZËRI: E ka të mirë?

Taksisti: Ja provoje. Për sot mos merr më, boll e ke këtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB