Aktualitet

Nuk kanë banka, nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Babrru bojkotojnë mësimin

Ata thanë se në klasa nuk ka mjaftueshëm banka për t’u ulur dhe për këtë arsye kanë dalë për të protestuar.

I.F
Nuk kanë banka, nxënësit e shkollës 9-vjeçare në
Nxënësit e 9-vjeçares

BABRRU- Nxënësit e shkollës 9-vjecare “Azem Hajdari” në Babrru, kanë bojkotuar mësimin për të protestuar. Ata thanë se në klasa nuk ka mjaftueshëm banka për t’u ulur dhe për këtë arsye kanë dalë për të protestuar. Protestës së nxënësve iu bashkuan edhe prindërit e tyre, sipas “JOQ”.

 


Nxënësit e shkollës kanë bojkotuar mësimin duke hedhur kapsolla në rrugë, gjithashtu edhe policia ka shkuar në vendngjarje. Rikonstruktimet në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” përfunduan vitin e kaluar, por mesa duket ajo ende ka nevojë për punimë në mënyrë që të zhvillohet mësimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB