Aktualitet

Një “tirons” që komandon një luftanije amerikane!

Së bashku me prindërit e tij ata emigruan në Shetetet e Bashkuara 25 vite më parë.

I.F
Një “tirons” që komandon një luftanije amerikane!
Alban Dervishi

SHBA- Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Kështu prezanton ambasada amerikane në Tiranë, Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani, i cili do të marrë komandon e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.

Dervishi ka lindur në Tiranë dhe është me origjinë nga një familje ushtarake. Së bashku me prindërit e tij ata emigruan në Shetetet e Bashkuara 25 vite më parë. Ai më tej, tregon se e ka nisur karrierën e tij si një marinar dhe ka marrë pjesë në operacione kritike të SHBA-së.

“Përshëndetje, jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. “Çun Petronini” në shkollë të mesme. Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Neë York. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marr komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për të arritue këtë majë dhe më jepet një shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën. Ndaç babanë, ndaç gjyshin i kam pasur ushtarakë kështu që ushtria më tërhoqi pak, edhe Amerika, pikërisht ajo Amerikë me ushtrinë më të madhe në botë. M’u dha kjo mundësi dhe thashë pse jo t’i hyj ushtrisë amerikane. Me thënë të drejtën e ka filluar si marinar i thjeshtë. Gjithçka shkoi me shkallë, një mundësi më shumë, e një mundësi më shumë lëvizën gjërat. Gjatë karrierrës time kam qenë në 7 anije të ndryshme dhe kam lundruar çdo det të botës, duke pëfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Egziston një farë theksi atje dhe gjithmonë tërheq atë pyetjen nga dikush: nga e keni prejardhjen? Dhe e them me shumë krenari që jam shqiptar”,- shprehet Komandant Dervishi./ZËRI

Poll

MOS HUMB