Aktualitet

“Një goditje në zemër”/ Në koma pas aksidentit, vdes 16-vjeçari shqiptar në Itali! Prindërit dhurojnë organet

I riu kishte përfunduar në spital në kushte shumë të rënda shëndetësore pas përplasjes që ndodhi në via Mantova, në kufirin mes Lonato dhe Castiglione delle Stiviere.

k.m.
“Një goditje në zemër”/ Në koma pas aksidentit,
Lorenzo Çela

ITALI- Lorenzo Çela, 16 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Brescia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës. Sipas mediave të huaja, i riu kishte përfunduar në spital në kushte shumë të rënda shëndetësore pas përplasjes që ndodhi në via Mantova, në kufirin mes Lonato dhe Castiglione delle Stiviere.

I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë është në pritje të skadimit të intervalit kohor të parashikuar nga protokolli për heqjen e organeve. Prindërit e djalit kanë vendosur që të dhurojnë organet për të shpëtuar jetë të tjera. Prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij tronditi qytetin ku jetonte.

Pasditen e djeshme, në vetëm pak orë, qindra persona shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale.

“Një goditje në zemër për këtë lajm shumë të trishtë. Xhaxhai yt Klodi ishte shumë krenar për ty, për arritjet dhe për arsimimin tënd të mrekullueshëm,”- tha xhaxhai i tij.

I riu me origjinë shqiptare kishte një pasion të madh për futbollin: luante në ekipin e të rinjve të Desenzanos, nuk mungonte asnjëherë në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve ofroi kontributin e tij si fizikisht ashtu edhe moralisht për ekipin.

Ndërkohë që familjarët e vajtojnë humbjen e të riut, policia e Castiglione vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB