
KORÇË- Gjykata e Korçës ka vendour masën e arrestit me burg për 68 vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili disa ditë më parë u arrestua nën akuzën "ngacmim seksual me të mitur".
Ndërkohe avokati i të moshuarit ka kërkuar që ky vendim të hidhet poshtë sepse sipas tij nuk provohet asnjë lloj dyshimi i arsyeshëm që 68-vjeçari të vazhdojë të qëndrojë në masë sigurimi.
Avokati i 68-vjeçarit ka deklaruar:
Çështja është tepër delikate sepse bëhet fjalë për një fëmijë të mitur. Klienti im nuk pranon asnjë gjë përveç pafajësisë dhe nuk pranon të ketë ngacmuar vajzën e mitur. U vendos arrestimi i ligjshëm dhe masa e arrestit në burg. Ne kërkuam lirim të menjëhershëm të tij pasi sipas pretendimeve dhe akuzave, nuk provohet asnjë lloj dyshimi i arsyeshëm që ky person të vazhdojë të rrijë në masë sigurimi.
Prokuroria ka paraqitur deklarimet e vajzës së mitur dhe nënës së saj. I keni nxjerrë dhe ju në media, vajza ka deklaruar që më ka prekur dhe më ka puthur në buzë, nëna nuk e ka deklaruar këtë fakt. Vetëm këto dy prova janë thelbësore, më pas janë kontrolli i dyqanit, prova relevante për situatën dhe akuzën që i është ngritur, për momentin janë vetëm këto dy prova.
Gjykata vendosi arrestimin e ligjshëm dhe masën e arrestit në burg. Ne kërkuam vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij shtetasi.
Ka deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk e pranon akuzën që i atribohet. Nuk e shpjegon, nuk është fjala për borxhe në dyqani, thotë që gjithë fshatit i jep veresie kur kanë nevojë. Ka konflikte me nënën e vajzës së mitur pasi ajo i kërkon shpesh telefonin për të marrë njerëz në telefon dhe ky nuk ja jepte.
Sipas Policisë, Iqmet Skënderi 68 vjeç ka ngacmuar seksualisht një 11-vjeçare në dyqanin e tij. E mitura kishte shkuar në dyqan ndërsa i moshuari e ka tërhequr duke e ulur në prehër. Sipas vajzës, ai e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj saj, ajo ka bërtitur dhe është larguar me vrap nga dyqani i abuzuesit. Kanë qenë prindërit e saj, të cilët denoncuan këtë ngjarje./ ZËRI