Aktualitet

Nga telefoni gjetën 'belanë', si u zbulua rrjeti i drogës nga 'Gazi' dhe biznesmeni italian

Hetuesit kanë arritur ta hedhin në letër këtë grup, duke përfshirë në dokumentet hetimore prova konkrete me të cilat do të duhet që të përballen ne gjyq Gravante dhe Shahu.

k.m.
Nga telefoni gjetën 'belanë', si u zbulua rrjeti i
Raffaele Gravantes dhe Gazmir Shahu

CAPUA– Pronari i një lokali në Capua, 64 vjeç, është pikasur si lidhja mes Raffaele Gravantes (ish-pronar i restorantit “Le Palme”) dhe shqiptarit Gazmir Shahu, i cili njihet me nofkën "Gas". Në këto përfundime ka arritur "Skuadra Fluturuese", njësi e Policisë italiane. Këta të fundit u angazhuan për gjurmimin e "kokave" të trafikut të drogës në qytetin Capua dhe Santa Maria Capua Vetere aty pranë. Hetuesit kanë arritur ta hedhin në letër këtë grup, duke përfshirë në dokumentet hetimore prova konkrete me të cilat do të duhet që të përballen ne gjyq Gravante dhe Shahu.

Sipas mediave italiane, të dy kanë kontakte të shumta telefonike me njëri-tjetrin, por edhe me persona të tjerë. Në vitin 2021, Gravante për vetëm 5 muaj ka telefoluar 456 herë pronarin aktal të lokalit në Capua dhe mbi 50 herë shqiptarin. Një tjetër shqiptar, që besohet se ishte i afërt me Shahun, ka folur 7 herë me banakierin e lokalit. Këto telefonata janë një nga elementet që shtynë Policinë e Shtetit të besonin se 64-vjeçari ishte i përfshirë në biznesin e drogës. Madje në një bisedë të përgjuar, ai thotë se ka punuar për t'i dorëzuar në 'Gas' "çantat e rrobave". Por për hetuesit, nuk bëhet fjalë për rroba, por për drogë.

Kalimi i ndërmjetësuar nga shqiptarët e tjerë ishte kërkuar nga Shahu për të penguar shumë njerëz që të dinin vendbanimin e tij. Hetimi tregoi se shqiptarët po menaxhojnë tashmë një pjesë të madhe të biznesit të drogës në provincën e Caserta-s. Pra, jo vetëm që merren me importimin e lëndëve narkotike nga jashtë, por edhe me shitjet me pakicë./ZËRI

Poll

MOS HUMB