Aktualitet

Nga Moldavia, Kolumbia e Kazakistani për të ushtruar prostitucion në Vlorë, procedohen 4 shtetase të huaja

Të huajat e proceduara janë nga Kolumbia, Venezuela, Kazikistani dhe Moldavia.

k.m.
Nga Moldavia, Kolumbia e Kazakistani për të ushtruar prostitucion
Foto ilustruese

VLORË- Policia në Vlorë njofton se ka proceduar penalisht katër shtetase të huaja, që dyshohen se ushtronin prostitucion në Shqipëri. Të huajat e proceduara janë nga Kolumbia, Venezuela, Kazikistani dhe Moldavia.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare,”-bën me dije Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB