Aktualitet

E rëndë! Tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari në Pukë

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

F.I
E rëndë! Tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren,
FOTO ILUSTRUESE

PUKË-Policia e Pukës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka tentuar të përdhunojë një 74-vjeçare. Raportohet se u ndalua 38 vjeçari Fatmir Shyti, person me precedent të mëparshëm kriminalë, për veprat penale “dhuna në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB