TIRANË- Nuk do të ketë më bonus për bebet! Pas 6 vitesh në fuqi të çekut menjëherë pas lindjes, tani do të ketë një skemë të re. Sipas "Report TV", nga janari i vitit 2026, nuk do të ketë një pagesë në momentin kur fëmija vjen në jetë. Përkundrazi do të ketë një pagesë mujore nga mosha 0 deri në 5 vjeç.Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual.
Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj, që përllogaritet në 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë çdo muaj, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes.
SKEMA E RE:
SKEMA E RE BONUSIT TË BEBES
Është Bëhet
Fëmija 1 40 mijë lekë- 5,000 lekë/muaj
Fëmija 2 80 mijë lekë-7,000 lekë/muaj
Fëmija 3 120 mijë lekë- 10,000 lekë/muaj
Lajmin për ndryshimin e skemës e dha kryeministrit Edi Rama.
“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve,”- tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve. Sipas shifrave, numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte sociale dhe ekonomike në vend. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Më 2024, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,425 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934./ZËRI