Aktualitet

Nëna dhe foshnja humbën jetën tek “Mbretëresha Geraldinë”, zbardhet ngjarja e rëndë

Mësohet se nga kontrolli mjekësor, foshnja ishte konstatuar i vdekur në bark.

I.F
Nëna dhe foshnja humbën jetën tek “Mbretëresha
Spitali Mbretersha Geraldinë

TIRANË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku një nënë në moshën 36-vjceçarë ndërroi jetë së bashku me foshnjën e saj të porsalindur. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, mësohet se 36-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.

Mësohet se nga kontrolli mjekësor, foshnja ishte konstatuar i vdekur në bark. Sipas policisë, familja nuk ka ngritur asnjë kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë.

“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë.

Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB