Aktualitet

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 20-vjeçari Gjejson Noka, pasi efektivët i kërkuan që të ndalonte në mënyrë që të kryenin kontroll automjetit, por ai kundërshtoi.

I.F
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 20-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË- Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi po qarkullonte i armatosur me armë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 20-vjeçari Gjejson Noka, pasi efektivët i kërkuan që të ndalonte në mënyrë që të kryenin kontroll automjetit, por ai kundërshtoi.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik, vihet në pranga 20-vjeçari në Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, ndaj shtetasve për të cilët ka indicie se posedojnë sende të kundërligjshme, Komisariati i Policisë Lezhë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin policor të koduar “Next”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Gjejson Noka, 20 vjeç, banues në Lezhë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB