
TIRANË- Mjeku Roland Xhaxho, i cili është në hetim për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën e tij stomatologjike “Splendent” ka rënë pre e vjedhjes. Raportohet se një pastruese, e identifikuar si A.Xhemali ka marrë nga shtëpia e tij mbi 45 mijë euro.
Lajmi është bërë me dije nga Weblajm. Sipas këtyre të fundit në dëshminë e dhënë në polici nga bashkëshortja e Xhaxhos, paratë ishin kursimet e 30 viteve të nënës së saj, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Pastruejsa e cila është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaho por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij doktoreshës Ina Xhaxho.
Pas denoncimt të familjes Xhaxho, Policia ka arrestuar pastruesen. Kjo e fundit sipas Weblajm është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg.
Mjeku Roland Xhahxo është në hetim nga autoritetet pas vdekjes së Brian Spahiut, 3 vjeç. Ky i fundit gjeti vdekjen pasi bëri një ndërhyrje kirurgjikale në klinikën e Xhaxhos. Familjarët kërkojnë drejtësi ndërsa e drejtojnë gishtin e fajtorit tek mjeku. Ky i fundit i ka mohuar akuzat. Ende nuk ka dalë raporti final i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili pritet të hedhë dritë dhe mbi shkaqet e vdekjes së të miturit. Deri më tani dyshohet mbidoza e narkozës./Zëri.ai