
TIRANË- "Koka" e Durim Bamit po kërkohej me ngulm nga disa personazhë të njohur të botës së krimit! Secili kishte "hesape" të pambyllura me të "fortin" e Niklës, ndaj ishin bashkuar duke krijuar një skuadër me 16 persona për ta ekzekutuar. Por asgjë nuk u finalizua deri më sot kur kanë kaluar 4 vite nga thurja e këtyrë planeve. ZËRI iu sjall pjesë nga dosja, në të cilën zbardhen mesazhet mes kokave të botës së krimit. Jashtë bëhet punë për të kërkuar anën sesi mund ta nxirrnin në pritë, apo ta gjenin në një moment pa vigjilencë Durim Bamit. E lokalizuan në një restorant, por nuk ndërhynë dot sepse nuk ishin gati.
Në aksion është edhe Ndoka, i cili komunikon me Blerim Abazin që më në fund ka siguruar një informacion lidhur me vendndodhjen e Durim Bamit. Ndaj me entuziasëm i shkruan Ndokës.
Blerim Abazi: Janë mbledh për darkë në një lokal në afërsi të Urës së Gjolës, merr masa për vrasjen që lokal. Shok më duket se ka çu dikë me kontrollu zonën me pronontu lokalin tek "Jani", janë tek pulat sonte. Po shkoj të shikoj vetë njëherë.
Arben Ndoka: Ok, shiko me kë mund ta ketë pronontu. Po sonte s'kemi gjë gati, gjithsesi shko shiko a është aty?
Blerim Abazi: O shok ata mund të rrinë deri vonë se dun me pi mall ose nai gjo. Tani ta konfirmoj unë, s'di ça me të thënë mo tash, po shkoj me pa. Atë nuk e shoh dot a është aty, po makinat i njofta. Se s'mund me hy mrena, se ikin po më panë mua ata. Se njësoj më kanë mua ata, si puna jota. Po më panë mua ata ikën prej meje në çdo lokal që janë. Po i ka pa vëllai patrullat, ka pa makinat e tijduke shku para.
Arben Ndoka: A janë tek Dardania apo te Tullat e kuqe?
Blerim Abazi: ...tek Tullat e Kuqe. Ca do bojna? Ça doni me o shok? Nëse janë makinat e tij, blindi e këto...?
Arben Ndoka: Sido që të jenë, nesër e mbrapa, na duhet një shtëpi patejtër aty afër, ose garazh, ta fusim makinën dhe mjetet. Probleme është se ato s'duhet të na diktojnë planin ne. Ta dinë se jemi në gjumë. Ai i ka ditët e numërume, nuk ka ku shkon.
Blerim Abazi: Kam parë sot X5 082 targën, ke Nardi, blifdi S7 i kanë bërë me targa ruse. Shtëpinë e kam gjet afër qytetit, 4-5 minuta, një vilë të mbyllme, vetëm 2 pleq mrena, i kam robt e mi. Kur të dush tani afrojeni makinën natën.
Megjithatë ditët kaluan dhe asgjë nuk ndodhi! Në qershor, Arben Ndoka angazhohet duke komunikuar me një person ose nga Kosova, ose nga Maqedonia e Veriut (SPAK nuk e ka zbuluar dot) dhe i kërkon që t'i gjejë persona për të kryer vrasje, sigurisht me pagesë. Personi tjetër, i paidentifikuar shprehet i gatshëm që ta ndihmojë pa e pyetur për shumë detaje.
"Po vëllai, po ka, por duhet të flas me të. Të shkoj të flas këto ditë me të. Që të nisen dhe të vijnë atje dhe të shofim qysh tek. Të bisedojmë njëherë na, që atëherë t'ju tregoj. Se ato do jenë në besën time dhe duan ta dinë se ku, qysh e tek, a kupton? Por do flasin unë. Janë çuna, janë djem të mirë a kupton? (nuk kuptohet) në Maqedoni. Janë shumë punëtorë të mirë a kupton? Por do flas vetë. Janë edhe për larg (me snajper) edhe për kshu (nga afër), a kupton, me punu. Po do ta shikojm edhe do flasim edhe do të tregoj këto ditë. Vetëm sa jeni gati ju o vllai. Po unë do flas me to, edhe do t'ju tregoj krejt muhabetin. Edhe ata do shikojnë (nuk kuptohet)...janë djem të mirë dhe punojnë nuk është problem. Janë gati për punë, rrini të qetë dhe ju pa u ngut, a kupton? Se bohet çdo sen edhe kryhet çdo sen. Ok vllai. Çfarë të kemi në dorë, jemi gati."
Premtimin e mbajti...
Personi i paidentifikuar bisedon me skuadrën e tij të vrasësve dhe më pas vazhdon korrenspondencën me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Në bisedën me të, i tregon për kushtet që i ka kërkuar skuadra e tij që të vinte në Shqipëri dhe të organizonte vrasjen e dëshiruar.
"Ato kërkojnë 100 mijë euro për të vrarë një person dhe kërkojnë 25 000 euro për të siguruar logjistikën, ku për logjistikën, automjete, shtëpia me qera dhe armë. Sa persona janë ato? O vllai deshta met vet (desha të të pyes), qysh e vendoset? A bën me më tregu se ju thashë atyre çunave edhe duan të dinë se si është muhabeti? A doni me nis, a s'doni me nis, ç'ka t'ju them? Për një person, dy, tre, si është puna? O vëllai, a rrinë bashkë, apo dalin një nga një? Ju a do i ndihmoni, apo ta bëjnë vetëm të gjithë punën?Nëse jeni dakord, ju japim lajm nesër."
Por Ndoka nuk merr asnjë vendim pa e konsultuar me Ervis Martinajn. Ai i shhkruan dhe i tregon për grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që kërkon të angazhojë tek Durim Bami, por i thotë Martinajt se mund t'i përdorë edhe për punë (vrasje) të tjera.
"Kam gjet një grup nga Kosova që bëjnë punë, janë super. Janë jashtë, por vijnë, mendova që t'i fusim tek këta. Këta duan vetëm punë, marrim përsipër çdogjë. Nëse ke merak të ul me to se mbase të duhen për tjetërkund. Gjithsesi po i fusim aty te D. Ok. Duan një shumë të vogël paradhënie sa për shpi, qera dhe armë. Po u them për të dy, D. dhe Valt. (Durimin dhe Valterin)".
Nga Martinaj merr "ok": Përgjigjem unë për pagesat e tyre!
Por edhe në burg, Emiljano Shullazi nuk po rrinte duarkryq. Flet me Satilno Bashën, të cilin e pyet për personat që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Edison Harizaj (Faqedjeguri). I dyshuari kryesor është "Çipuri", Armando Sulejmani. Biseda vazhdon përsëri për të marrë informacion për personat që kanë vrarë Harizajn.
"Duhet kapur ai "Çipuri" që të tregojë se kush ka gjuajtur, duhet marrë vesh kush gjuan. Për vrasjen e Durit mund të marrim edhe 1 mln euro...është ai nga Fushë Kruja. Di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 mln euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ça flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka 100 hasmër, do bëjë festë Policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hiq arrestin njëherë, se kam rob unë që të ti afrojë. Duhet me gjet atë që ka gjujt vëlla se s'bën. Pra ti thua "Çipuri" (Armando Sulejmani) me vëllain e "Buzëderrit" kanë gjuajtur?"
Këtu del në skenë edhe emri i Bernard Sinomatit, vëllai i "Buzëderrit", Sokol Sinomati. Këtij të fundit në janar të këtij viti i vranë djalin teksa kishte dalë për të pirë një cigare në ballkon./ZËRI