Aktualitet

Në Shqipëri rrezikon burg përjetë për vrasjen e Santiago Malkos, Leonard Duka kërkon azil në Belgjikë

Kërkesa e Dukës është bërë ndaj autoriteteve belge, por deri më tani nuk ëstë marrë asnjë vendim për të.

k.m.
Në Shqipëri rrezikon burg përjetë për vrasjen e
Leonard Duka

TIRANË- Leonard Duka, bossi i klanit "Duka", i cili u arrestua në Belgjikë disa kohë më parë ka kërkuar azil në shtetin belg me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Kërkesa e Dukës është bërë ndaj autoriteteve belge, por deri më tani nuk ëstë marrë asnjë vendim për të. "News24" iu drejtua me shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mësuar më shumë lidhur me kërkesën e bërë nga Duka, por SPAK nuk ka dhënë detaje me pretendimin se çështja është sekret hetimor.

Arratia e Leonard Dukës, kreut të klanit 'Duka', të vetëquajtur dhe si ‘Princ Damiani’, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019, përfundoi në shkurt të vitit që lamë pas.  I shumëkërkuari ndërkombëtar u kap ditën e 14 shkurtit, ditë kur të dashuruarit festojnë, nën shoqërinë e një vajze. Atij iu gjetën armë dhe para. Vendndodhja e tij u zbulua nga Fast Albania, që informuan më pas Fast Belgjikë, grupi që bëri dhe arrestimin. Leonard Duka njihej dhe si një kundërshtar i betuar i Ervis Martinajt. Ata kanë qenë ortakë dhe miq mjaft të mirë, që u kris kur në lojë u fut një shumë e majmë parash prej 800 mijë eurosh.

Ishte biznesi i lojërave të fatit ai që Duka e Martinajn themeluan bashkë, por shumë shpejt nisën përplasjet për këtë aktivitet, përplasje që përshkallëzuan dhe në eliminim të personave më të afërt të njëri-tjetrit. Dukajt vranë Santiago Malkon, të besuarin e Martinajt, ngjarje për të cilën ndodhet pas hekurave Blendi Teta. Ndërsa Ervis Martinaj, një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB