Aktualitet

Në burg për shitblerje votash! Beleri - Ramës: Mos ndërhy në çështjen e betimit

Beleri deklaron se nuk është arrestuar në flagrancë për shitblerje votash dhe thekson se gjykata akoma nuk ka vendosur për rrethanat e arrestimit të tij.

f.t
Në burg për shitblerje votash! Beleri - Ramës: Mos ndërhy
Fredi Beleri

TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, nga paraburgimi ku ndodhet, ka përcjellë një deklaratë drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në shkrimin e tij Beleri akuzon Ramë se ka ndërhyrë në gjykatë me qëllim që t'i ndalohet betimi si kryetar i bashkisë.

Ndër të tjera Beleri deklaron se nuk është arrestuar në flagrancë për shitblerje votash dhe thekson se gjykata akoma nuk ka vendosur për rrethanat e arrestimit të tij.

DEKLARATA E PLOTË-

Në mënyrë të pavërtetë, deklaron se jam arrestuar në flagrancë për shitblerje votash. Gjykata ende nuk ka vendosur për rrethanat reale të arrestimit tim, ndërsa unë vetë kam paraqitur ankesë në gjykatë lidhur me arrestin në flagrancë, ankesë e cila ende nuk është shqyrtuar nga gjykata kompetente. Nga ana tjetër, z. Rama udhëzon gjyqtarët dhe deklaron se ka qenë në kushtet e flagrancës!

Pyes veten nëse e ka parë ose jo videon e arrestimit tim, e kapur rastësisht nga kamera e një restoranti në shëtitoren e Himarës? A e pa që unë po bisedoja me avokatin dhe kushëririn tim? Më poshtë po bashkëlidh linkun që ta shohë: https://ëëë.himara.gr/.../24188-ximara-asfalites...

Ndërhyrja e z.Rama është shkelje e prezumimit të pafajësisë, siç qartësisht përcaktohet në nenin 6 par.2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Le ta kuptojë që derisa të provohet nëse jam ose jo fajtor, prezumohem i pafajshëm. Këtë herë, Edi Rama nuk nguron të ndërhyjë edhe në çështjen e betimit tim, çështje e cila pritet të shqyrtohet. Deklaron fjalë për fjalë, duke iu referuar personit tim: “Ai nuk mund të betohet, pasi ligji ynë është shumë i qartë për kushtet në të cilat kryhet betimi”.

Deri më tani na trumbetonte se është drejtësia ajo që do të vendosë dhe se ai vetë nuk dëshiron të ndikojë në vendimin e gjykatës. Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë. Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem. Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë!

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se ato kanë një sfond politik.  Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit deri tashmë. Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se ishte sistemi gjyqësor ai që u mor me Belerin e jo maxhoranca./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB