Aktualitet

Pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë! Nis bora në Llogara

Raportohet se dallgët në det të hapur shkojnë deri në lartësinë 3 metra. 

E.K
Pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë!
Foto ilustruese

VLORË- Deri të hënën është pezulluar lundrimi i anijeve nga porti i Vlorës. Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme. Raportohet se dallgët në det të hapur shkojnë deri në lartësinë 3 metra. 

Ndërkohë dallgët janë afruar dhe pranë biznesve përgjatë bregut. Ndërsa Llogaraja ka nisur të zbardhet nga dëbora. POor reshjet janë me intensitet të ulët. 

Vendi ynë prej ditës së djeshme ëxshtë përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura dëbore dhe me ulje temperaturash që shkojnë deri në -7 gradë celsius. Ministria e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit bën me dije se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme por apelon për kujdes nga drejtuesit e mjeteve. Raportohet se në qarkun Dibër vijojnë të bien reshje të dendura dëbore ndërkohë që Bulqiza prej mbrëmjes së djeshme vijon të jetë pa energji elektrike. Situatë problematike paraqitet dhe në Kukës, ku disa fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB