TIRANË- Në radhët e Policisë së Shtetit janë bërë ndryshime të reja, ku janë emëruar dhe zëvendësuar shefat e disa komisariateve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh në udhëheqjen e disa komisariateve.
Sipas vendimit të fundit:
-Luan Sinanaj, i cili deri tani ka shërbyer si shef i komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit.
-Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz, emërohet në Krujë duke zëvendësiar Sinanajn.
-Gentian Dedej, i cili ka shërbyer më parë në Pogradec, është emëruar shef i komisariatit të Bulqizës./ZËRI